Fan  Stilian Noli
1 Anes lumenjve
2 Hymni i flamurit
3 Jepni per nenen
4 Marshi i Barabbajt
5 Plak Topall dhe Ashik
6 Rent or Marathonomak
7 Sofokliu
8 Shpell' e Dragobise
9 Syrgjyn-vdekur

Anes lumenjve

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shprese,
Anes Elbe-s, anes Spree-se.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anes detit i palare,
Anes drites i papare,
Prane sofres i pangrene,
Prane dijes i panxene,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.
Se c'e shempne derbederet,
Mercenaret dhe bejleret,
Se c'e shtypne jabanxhinjte,
Se c'e shtrythne fajdexhinjte,
Se c'e pren' e se c'e vrane,
C'e shkretuan anembane,
Nene thundren e perdhunes,
Anes Vjoses, anes Bunes.
Cirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, carmatosur,
As i gjall', as i varrosur,
Pres nje shenj' e pres nje drite,
Pres me vjet' e pres me dite,
Se c'u tera, se c'u mpaka,
Se c'u cora, sec c'u mplaka,
Lark prej vatres dhe prej punes,
Anes Rinit, anes Tunes.
Cakerdisur, baterdisur,
Perpelitur dhe zalisur,
Enderonj pa funt, pa shprese,
Anes Elbe-s, anes Spree-se.
Dhe nje ze vengon nga lumi,
Me bucet, me zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,

Se pelcet, kercet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjemon trumbeta:
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar' e punetore,
Qe nga Shkodra gjer ne Vlore!
Ky ilac e ky kushtrim
me ben djal' e me ben trim,
me jep forc' e me jep shprese,
anes Elbe-s, anes Spree-se.
Se pas dimrit vjen nje vere,
qe do kthehemi njehere,
prane vatres, prane punes,
Anes Vjoses, anes Bunes.
Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shprese,
anes Elbe-s, anes Spree-se.

Hymni i flamurit

O Flamur gjak,o Flamur shkabe,
O vent e vatr` o nen` e babe,
Lagur me lot,djagur me flage,
Flamur i kuq,Flamur i
Fortese shkembi,tmerr tirani,
S`te tremp Romani,as Veneciani,
As Serp Dushani,as turk Sulltani,
Flamur i math per Vegjeli.
Flamur qe lint Shen Konstandinin,
Pajton Islamn` e Krishterimin,
Cpall midis feve vllazerimin,
Flamur bujar per Njerezi.
Me Skenderben` u lavderove
Dhe ne furtun` i funtmi i shove
Me Malon prape lart vrapove,
Yll i pavdekur per Liri.
Sa shpesh pastaj perdhe u shtrive
Me zjarr e zi u ndeze,u nxive,
Po cdo mizor me shpat` e grive,
O fushekuq,o shkabezi!
Perpjete prije Shqiperine,
Perlintja shpirtin dhe fuqine,
Diell per vllane,yrnek per fqine.
Per boten endrr` e qiell i ri!


Jepni per nenen

C'thote ajo e ve e gjore,
Mbretereshe pa kurore,
Faqe-cjerre,lesh-leshuar,
Shpirt e zemer perveluar,
Gjysme e vdekur:"O shqiptare,
Nenes mos ja beni varre".
Mbahu nene mos ki frike,
Se ke djemte ne Amerike.
Qan e lutet nene e mjere,
Kerkon vatren edhe ndere,
Do lirin' e saj dhe mbrene,
Sic e pat me Skenderbene,
Bijt' e beses therret prane,
Kur i thirri dhe si vane?
Mbahu nene mos ki frike,
Se ke djemte ne Amerike.
Cilet jane ata tirane,
Qe te prene e qe te vrane?
Qe te therne bij e bija,
Dhe tu nxi tu mbyll shtepia?
Derdhni plumba o shqiptare,
Gjakun nenes per te marre.
Mbahu nene mos ki frike,
Se ke djemte ne Amerike.
Cilet bij te tradhetuan?
Dhe te ndoqne dhe te shuan?
Dhe te lane o shkab' e ngrate,
Pa fole, pa zogj, pa shpate?
Keta qena o shoke i mbytni,
Mbushni gjyle qe t'i shtypni.
Mbahu nene mos ki frike,
Se ke djemte ne Amerike.
Sa kerkon e sa te duhen?
Burrat nga detyra s'druhen,
Trimi i mire do t'te jape,
Sot me vrap e neser prape.
Hidhni, Hidhni tok dollare,
Te mos mbetemi te share.
Mbahu nene mos ki frike,
Se ke djemte ne Amerike.
Do te ndihim pa kursyer,
Per ty, nena jone e vyer,
Qe me drit' e nder te thuresh,
Dhe me bijt' e tu te mburresh.
Cila nene lyp parane?
Cilet bij me shpirt s'i dhane?
Mbahu nene mos ki frike,
Se ke djemte ne Amerike.
Arme dhe fisheke mblidhni,
qesen edhe shpirtin hidhni,
Per lirine per mbretin tone,
Sot,pa neser eshte vone,
Jepni, nenen te shpetoni,
Komb' e vatra te ndertoni.
Mbahu nene mos ki frike,
Se ke djemte ne Amerike.

Marshi i Barabbajt

Allalla, o rezil e katil, allalla,
Stroni udhen me hithr' e me shtok turfanda,
Gumezhit, o zinxhir e kamcik, baterma,
Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!

Tradhetor, ti na nxive, na le pa atdhe,
Ti na cthure, na ckule, na cduke cdo fe,
Varferi, poshtersi, roberi ti na dhe,
Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Barabba!

O sternip i Kainit, tepdil si bari,
Ti na shtyp e na shtryth e ti gjakun na pi,
Ti na ther e na grin e per qejf na ben fli;
O kokuth e lubi: Hosanna, Barabba!

Ne budrum, neper llom' e kufom' u-allkofsh,
Ne sketerren, katran e tiran, u-harbofsh,
Me tam-tam e allarm' e me nem' u-hurdhofsh,
Ne zendan mbreterofsh: Hosanna, Barabba!

O i cgryer, i zhyer, i vyer per hu,
Turp-e-ndot-kundermonjes te krusen mbi gju,
Dallkauket, kopuket e turmat pa tru,
Zemer-krund-e-gerdhu: Hosanna, Barabba!

Allalla, o rezil e katil, allalla,
Shtroni udhen me hithr' e me shtok turfanda,
Gumezhit, o zinxhir e kamcik, baterma,
Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!

Plak Topall dhe Ashik

Dale, moj, se kam nje fjale,
Se me rjedhin djerset vale,
Dale, moj, se s'jam me djale,
Dhe me s'ecenj dot.

Dale, moj, se me kapite,
Me kepute, me sfilite,
Prite, moj, ashikun, prite
Qe te vjen me not.

E arriva dhe ia thashe,
Asnje gur pa tundur s'lashe,
Dhe megjunjazi i rashe,
C'u mundova kot.

Hapi gojen, dhe vajtova,
Qenkam plakur, e kuptova,
M'ardhi keq, po s'e mohova,
Syri m'u-perlot.

Dhe nga jeta u merzita,
Dhe nga lumi u vervita,
Qe te vdes, se u korita,
Dy-tri here sot.

Po ti, Zot, me ngushellove,
Pas nje tjatre me leshove,
Dhe nga mbytja me shpetove,
Lavdi pac, o Zot.

Dale, moj, se kam nje fjale,
Se me rrjedhin djerset vale,
Dale, moj, se jam i cale,
Dhe me s'ecenj dot.

Rent, or Marathonomak!

Rent, or rent, rent e u thuaj
Se u cthur ordi e huaj,
Se betejen e fituam
Dhe qytetin e shpetuam!
Rent, or rent,
Rent, or Marathonomak!
Kap nje dege prej dafine
Dhe vertitesh ndaj Athine,
Neper fush' e brek mi brek
Kemba token as ta prek,
Hip e zbrit,
Petrit, Marathonomak!
Ke nje lage, po s'e the,
Djers' e gjak pikon perdhe;
Do qe ti te jesh i pari,
Per triumfin lajmetari,
Flamur-gjak,
Kuqo, Marathonomak!
T'u tha gryka, po s'te pihet,
T'u mpi kemba, po s'te rrihet,
Se mileti po te pret,
Ankthi zemrat ua vret,
Vrer e tmerr,
Shpejt, or Marathonomak!
Kurre kaqe s'dogji dielli
Dhe si plumb s'rendovi qjelli,
Kurr' aq embel' e bukur s'ftoj
Hij' e lisit edhe kroj;
Turru tej,
Tutje, or Marathonomak!
Vapa mbyt e pluhri nxin,
Ferra cjerr e guri grin,
Afsha gjoksin pervelon,
Syrin avulli verbon;
Ur' e prush,
Furr', or Marathonomak!
Gryka si gjyryk te cfryn,
Prej Vullkani flag' e tym,
Se c'vengon e se c'gulcon,
Zemra brinjet ti ckallmon
Me tokmak,
Mbahu, or Marathonomak!
Nena, motra, nusja dalin,
Ngrehin krahet te te ndalin,
Mos, se s'jane vec Najada;
Magjistrica dhe Driada,
Lark, or lark,
Lark, or Marathonomak!
Hajde, ja Akropolia,
Ja qyteti e njerezia,
Qe te pan' e qe te cquan
Dhe fuqine ta rishtuan,
He dhe pak,
Hajde, or Marathonomak!
Ja, arrive, ua the:
C'gaz e c'helm qe kjo myzhde!
"E fituam!" brohorite
Dhe per tok' u perpelite;
Vdiq, or vdiq!
Vdiqe, or Marathonomak!
Rent kudo, dyke bertitur,
Neper shekuj faqe-ndritur,
Se i vogli shtrin viganin
Dhe i shtypuri tiranin,
Vec e tok,
Tok, or Marathonomak!

Sofokliu

Sofokliu ishte budalla,
Kur u mplak, edhe Kupidi e la,
Tha: "Shpetova nga nje maskara!"
Goja, pra, iu tha.
]
Sofokliu nuk e kishte mire:
Plaku s'ka takat, po ka deshire,
Gjalpe s'ka po ka nje pus me hirre,
Furre dhe trazire.

Kam Ferid Asllanin si shahit,
Tetedhjet' e pese vjec ashik:
Amerika, Evropa u-cudit,
Nuse desh kur vdiq!

Flamurin qe la e trashegova,
Nat' e dite cupa,gra kerkova,
Se c'u baterdisa,se c'u shova,
Se c'u pervelova.

Kur te vdes, dhe kur te me mbuloni,
Cupa, gra, ne varr mos me vajtoni.
Do t'ju dua prape, sic me doni.
Dolla! Mos me zgjoni.

Shpell` e Dragobise

(Elegji per Bajram Currin)

Kur tufani e cthuri fene,
Kur tirani e krrusi atdhene,
Mi nje brek te Dragobise,
Priret Flamur` i lirise.
Atje nisi,atje mbaroi,
Atje krisi,atje pushoi,
Rrufeshkab` e Malesise,
Ne nje shkemp te Dragobise.
Vendi dridhej,ay mbeti
Se s`tronditej nga termeti,
Div dragoj i Dragobise,
Trim tribun i Vegjelise.
O Bajram,bajrak i gjalle,
More nam me gjak ne balle,
Te nje shpell` e Dragobise
Yll i rrall i burrerise.
Thon` u shtri e thon` u vra,
Po ti s`vdiqe,or Baba,
As te shkemp` i Dragobise,
As te zemr` e Djalerise.

Syrgjyn-vdekur

(Elegji per Luigj Gurakuqin)

Neno moj,mbaj zi per vllane,
Me tre plumba na i rane,
Na e vran` e na e shane,
Na i thane trathetor.
Se te deshte dhe s`te deshnin,
Se te qante kur te qeshnin,
Se te veshte kur te cveshnin,
Neno moj,te ra deshmor.
Neno moj,vajto,merr malin,
Larot ta permbysne djalin,
Qe me Ismail Qemalin
Ngriti flamur trimeror
Neno moj,ma qaj ne Vlore
Ku te dha liri,kurore,
Shpirt i bardhe si debore,
Ti s`i dhe as varr per hor.
Neno moj,ceshte perpjekur
Gojemjalt` e zemerhekur,
Syrgjyngjall` e syrgjynvdekur,
Ky Vigan Liberator.