Naim Frasheri
1 Bageti e Bujqesi
2 Falja
3 Fjalet e qiririt
4 Gjuha jone
5 Histori e Skenderbeut
6 Pellasget-Shqiptaret
7 Shpreh
8 Shqiperi o jetegjate!
9 Ujku dhe qengji
10 Zonj' e fatit


Bageti i bujqesi


O malet' e Shqiperise e ju o lisat' e gjate!
Fushat e gjera me lule, q'u kam nder ment dit' e nate!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar!
Cuka, kodra, brinja, gerxhe dhe pylle te gjelberuar!
Do te kendonj bagetine qe mbani ju e ushqeni,
O vendethit e bekuar, ju mendjen ma defreni.
Ti Shqiperi, me ep ndere, me ep emrin shqipetar,
Zemren ti ma gatove plot me deshire dhe me zjarr.
Shqiperi, o mema ime, ndonese jam i merguar,
Dashurine tende kurre zemera s'e ka harruar.
Kur degjon zethin e s'emes qysh e le qengji kopene,
Blegerin dy a tri here edhe iken e merr dhene,
Edhe ne i prefshin udhen njezet a tridhjete vete,
E ta trembin, ajy s'kthehet, po shkon ne mes si shigjete,
Ashtu dhe zemera ime me le ketu tek jam mua,
Vjen me vrap e me deshire aty ner viset e tua.
Tek buron ujet e ftohte edhe fryn veriu ne vere,
Tek mbin lulja me gas shume dhe me bukuri e m'ere,
Ku i fryn bariu xhurase, tek kullosin bagetija,
Ku merzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija.
Atje lint diell' i qeshur edhe hena e gezuar,
Fat' i bardh' e miresija ne ate vent jane mbluar
Nat'atje'shte tjatre nate edhe dita tjater dite,
Ne pyjet' e gjelberuar, atje rrine perendite.
Mendje! merr fushat e malet, jashte, jashte nga qyteti,
Nga brengat, nga thashethemet, nga rremuja, nga rremeti.
Tek kendon thelleza me gas edhe zogu me deshire,
E qyqja duke qeshur, bilbili me embelsire,
Tek hapete trendafili, atje ma ka enda te jem,
Bashke me shpest edhe une t'ia therres kenges e t'ia them,
Te shoh kedherit' e shqerrat, deshte, cjepte, dhente, dhite,
Qiellin' e sbukuruar, dhene me lul'e me drite.
Vashe bukurosh'e bariut! qe vjen me llere perveshur,
Me zemere te defryer e me buzeze te qeshur,
Me dy shqereza nder duar, te bukura si dhe vete,
Ne sythit tent e shoh gaze, qe s'e kam gjetur nde jete.
Dashi sysk e me kembore, q'e ke manar, po te vjen pas,
Dhe qeni me bes' i larme te ndjek me deshir' e me gas.
Dashc Perendine, pa me thua, a mos na pe bagetine?
- Pash' atje pas me te gdhire,... ja atje pertej tek vine!
O! sa bukuri ka tufa! Sa gas bije bagetija!
Vine posi mblet' e plote! I bekofte Perendija!
Neper shesh' e ner bregore jane perhapure shqerrat,
E kecerit neper rripat dhe ne gjethet e ne ferrat,
Sa me vrap e me gas bredhin edhe lozin shok me shok,
Aty perhapene me nxit aty mblidhene prape tok,
Edhe prape tufe-tufe perhapene duke bredhur,
Duke ikur me vrap shume, duke lojtur, duke hedhur.
Nxitojn' e s'lodhene kurre edhe, kur i merr urija,
Secili futet ne tufe, sulete ne mem' e tija,
Posa gjen memen e dashur edhe me vrap i hyn ne gji,
Rri me gjunje dhe ze sisen e qumeshtin e embel pi;
Pa e ema me mall shume, ndo dhi qofte a ndo dele,
Bir' e vetem e merr ne gji me gas e me perkedhele.
Sa te miraze ke dhene, Zot i math e i vertete!
E c'nom te bekuar vure per cdo gje q'eshte ne jete!
Sa me pelqen blegerima, zer'i embel' i bagetise,
Qengji edhe kec'i bukur, qe rri me gjunj' e pi sise!
Perhapure bagetija neper sheshe, neper brinja,
Ner lajthi e neper dushnja, nder murriza, ne dellinja
Bijen zilet' e kemboret e fyelli e xhuraja,
Dheu bleron e gjelberojne fusha, male, brigje, maja,
Edhe gjithe gje e gjalle ndjen ne zemer nje deshire,
Nje gas t'embel' e te shume, o sa bukur e sa mire!
Pelen e ndjek mez'i bukur, lopes i vete vici pas,
Dellendyshja punetore ben folene me te math gas,
Ogici iken perpara, i bije tufes ne balle,
Me zemer te celur shume vete si trimi me palle,
Zoqte zene keng'e valle dhe po kercejn' e kendojne,
E neper dega me lule si engjellit fluturojne,
Larashi ngrihet perpjete, thua q'i shpie Perendise,
Nje levdate te bekuar per gezimt te gjithesise,
Qielli sa esht' i kthiellt e sa eshte sbukuruar!
E dielli sa ndrin bukur mbi lulet te lulezuar!
Gjithe keto lule c'jane, qe u ngjalle menjehere?
Ngaha qielli ke xbritur? Ver', o e bukura vere!
Cdo luleze ka me vehte nje emer e nje fytyre,
Nje bukuri, nje miresi, nje shtat, nj'ere e nje ngjyre,
Si dhe cdo dru e cdo peme, edhe cdo bar e cdo flete;
Sa eshte e bukur faq' e dheut! S'te ze syri gje te mete.
Gjithe kjo bukuri valle nga dheu te kete mbleruar,
A me te matht te ti' Zoti pej parajs'e ka derguar?
Vec nje njeri shoh pa pune dhe te mjer' e te brengosur,
Te keputur, te mjeruar, te grisur e te rreckosur;
Lipen i gjori pa shprese, se atje e pru pertimi,
S'i ka mbetur gas ne zemre, se s'i la vent idherimi.
Eshte njeri, si dhe neve, po epini, o te pasur,
E mos e lini te uret dhe te mjer' e buzeplasur,
Se pertimn' e zi, q'e pruri te gjoren me kete dite,
Nuk' e dime vet' e zgjodhi, apo ia dhane Perendite.
Edhe per nje mize, kur heq, i vjen keq njeriut te mire,
Zemera s'thuhete zemre me mos pasure meshire.
Ah! edh' atje tej mbi udhe i duket i shkreti varri,
Rrethuar me lul'e me bar, nje te gjori udhetari,
Qe ka vdekur i ri shume e ka rare lark shtepise,
Merguar nga mem' e motre dhe pej gjithe njerezise;
Nje zok i helmuar mi varrt i rri si memeze dh'e qan,
Ndare nga te gjithe shoket edhe zi per te mjere mban.
Tomor! o mal i bekuar, fron i larte, qe rrij Zoti,
Pas fese vjetre qe kishine shqipetarete qemoti,
Dhe ti Mali-Plak i larte, qe me syt' e tu ke pare
Luftera te medha shume e pune qe kane ngjare.
O malet' e Shqiperise, qe mbani kryet perpjete,
Temerr e frike perhapni, perpini qiejt e rete!
Te patundure perjete jini, pa, kur oshetini
Udhetarit ne zemer frike te madhe i vini,
Keni shkembenj, gerxhe, lisa, lumenj dhe debore nde gji,
Persipre lulez' e gjethe dhe brenda ergjent e flori,
E ju fusha bukuroshe edhe te majm'e pellore,
Ju sheshet e lulezuar, ju bregore gjelberore,
Q'u fali Zoti te mira, u mba me shume pekule,
U dha bar e gjeth e veri, zoq e flutura e lule,
Zemern' e varfere time aty nder ju e kam mbluar,
Tek buron nga gjithi juaj uj'i ftoht' e i kulluar;
Jam lark jush i desheruar edhe s'e duronj dot malle,
Po s'e di si dua une do t'u shoh nje here valle?
Te paskesha vrapn' e veriut, te kisha krahe pellumbi,
Nxitimn' e lumit me vale, q'iken me vertik si plumbi,
E te vija ne gjit tuaj, nj' uje te ftohte te pinja,
Edhe neper ato hije nje cope here te rrinja,
Syt' e ballit t'i xbavitnja, zemerene ta defrenja,
Gaze, qe pace njehere, prap' aty nder ju ta gjenja.
Opopo! Kshu pse me vini perpara syve pa pushim,
O ditet' e djalerise, o moj kohez' e te rit tim?
O flutura kraheshkruar, qe fluturon neper ere,
As merr dhe zemrene time me vehteze dhe ma shpjere
Ner malet te Shqiperise, tek kullosen bagetija,
Tek i fryn bariu xhurase, tek me rrine ment' e mija,
Ku shkon me zile te madhe ogici permes lajthise,
Pa zjen e oshetin mali ngaha zer'i bagetise
Marrene vrapn' e nxitojne, derdhen ne gjolle per kripe,
Dhente nder shesh'e nder brigje, dhite ne shkemb e ne rripe.
Bariu plak kraben ne dore edhe urdheron te rinjte,
E ata gjithe punojne, ngriture me bres perqinjte;
Ca bejne vathen e shtrungen, ca ngrehin tenden e stane,
Kush sjell gjeth e karthj' e shkarpa, sicilido ndih me nj'ane;
Kush pervjel, kush qeth shelekne, kush mjel dhite, kush mjel dhente,
Njeri merr ushqen kelyshne, jateri pergezon qente.
Stopani, ber'i zi sterre, shikon bulmetn' e bekuar,
Tunt, ben gjalpe, djathe, gjize edhe punon pa pertuar,
Udhetar' e gjahetore, q'u bije udha nder male,
U ep mish, qumesht, kos, dhalle, ajke, djathe, bukevale...
Kec'i mbeture pa meme dhe i varfer' e i shkrete
Ment memene, qe ka mbetur pa bir e pa gas ne jete.
Degjohet nga mez'i pyllit krism' e sepates s'druvarit,
E sharrese qe ben lende, edhe fyell'i shterparit.
Shterpari s'i qaset stanit, po ner pyje bij'e ngrihet,
Neper maja, ner bregore, rri, kendon a gdhent, a shtrihet;
S'i trembete syri kurre, vetem ajy dit' e nate,
Nga ujku e nga kusari s'ka frik', as nga lis'i gjate,
As nga shkembenjt' e nga pylli, as gogolete s'e hane,
Armete ka shok e vella, mem' e motere xhurane,
Miqt' e ti shqerate jane, kecerit, dhite, dhente,
Cjepte, zilete, kemboret, deshte e me teper qente,
Qe s'flene, po rrin' e ruajn bagetine dhe barine,
Kur e shohin, tundin bishtin dhe me gas te math i vine;
S'e hane njerin' e mire edhe mikun' e udhetare,
Se i njohen; po te likne, egersirene, kusare.
Vjen nata, e le ne t'erret, del hena, i perhap driten,
Vjen mengjesi, sbardhellehet, lint' dielli, i bije diten.
Yjte, hena, dielli, shenja, lindin e prape perendojne,
Gjithe c'levrijne ner qiej, perpara syvet i shkojne.
Mblidhen ret' e hapesira benete e zeze sterre,
Vetetimat e gjemimet nisin e shiu ze te bjere;
Bariu ve gunen ne koke, z'eshken me heret te pare,
Ndes shkarpat sakaqehere, e lisne fyl, dhe ben zjarre;
Fishellen e therret qente sicilin me emer vecan,
Pa, kur derdhete Baliku, ujkun' e ze edh'e perlan,
Se bisha, qe bije demne, erresir' e mjergull kerkon,
Papo bariu shum' ahere ve re dhe mba vesh e degjon,
Dhe sokellin me ze te madh, tunden malet e shkembenjte,
Gumzhitin pyjet' e veshur e oshetijne perrenjte!
Esht' e lehte dhi e stanit, qe kullot gjethen e malit,
Dhe bij'e fle maje shkembit e pi ujethit e zallit;
Dhi e shtepis' esht' e plokshte, fle ne vath' e nene strehe
E pi ujet e rrekese edhe shtrihete ne plehe;
Esht' e butez' edh'e qete dhe e urte si manare,
Nuk' eshte si malesorja, andaj i thone bravare.
Ne fshat, posa sbardhellehet, sheh nje plakeze te gjore,
Ngrihet, hap deren ngadale, e del me kusi ne dore,
Rri ne derezet te shtrunges, dhe djali duke dremitur
I nget bagetin' e delen, i mjel plakez' e drobitur.
Plaku le shkopne menjane e ben gardhin a ze shtekne,
Bariu ve tufen perpara, vasha perkedhel shelekne,
Nusja pshi e ndreq shtepine edhe ben buken e gjellen,
I shoqi sheh kane, lopen, vicne, demne, kalen, pelen,
Mushken, qe esht' e harbuar edhe bashke me gomare
Rrahene te hedhin mure, te hane bimen a bare.
Nje grua vete ne krua, e jatera ze te tuntnje,
Nje sheh pulat, miskat, rosat, dhe tjatera ben cte muntnje.
Na hyjne shume ne pune kafshete dhe bagetija,
Na i dha ne kete jete shok' e ndihmes Perendija.
Te mos ishte gje e gjalle, njeriu s'rronte dot ne jete,
Do te vdiste nga uria, do t'ish lakuriq e shkrete;
Gje e gjalle na vesh, na mbath dhe na ushqen e na xbavit,
Kur shtohet e vete mbare; jetene ten' e perserit.
Edhe dheu, qe na ep drithe, sido ta kemi punuar,
Nuke pjell mire si duam, po s'e patme pleheruar.
O shokete e njeriut, Zoti u shtofte e u bekofte!
Dhe shpirti im mik perjete, sindekur ka qen' u qofte.
Kafshet, edhe bagetine, qe u ka kaqe nevoje,
Njeriu duhete t'i shohe, t'i kete kujdes, t'i doje.
Te mos t'i mundojme kurre, po si femije t'i kemi,
Eshte mekat edhe fjale te lige per to te themi.
Dellendyshe bukuroshe, qe thua mijera fjale,
Dhe te k'enda vahn' e lumen, qe vjen me vrap e me vale,
A mos vjen nga Shqiperia? Eni vjen pej Camerie
Me keto milera fjale e me gluhe perendie?
Apo vjen nga Laberia, pra me duke kaqe trime,
Edhe fjalete qe thua me gezojne zemren time,
Q'eshte thier, bere posi nje pasqire,
Duke keputur nga cmagu, qe s'e kane vartur mire,
Apo vjen nga fush'e Korces, nga vend'i mir' e i gjere,
Pej zembrese Shqiperise, qe del gjithe bot' e ndjere?
A me vjen pej Malesie, pej Skrapari, pej Dobreje,
Nga Vjosa, nga Devolli, pej Vlor' e pej Myzeqeje?
Te munjam te fluturonja e te kishnjam krahe si ti,
Me gas te math do t'i vinjam Shqiperise brenda ne gji!
Per me marre drejt Shkumbine edh' Elbasan' e Tiranen,
E me ardh ke ti, o Shkodre, te shof Drinin e Bujanen,
Kostur, Perlep, Fellerine, Dibre, Ipek e Jakoven,
Mat' e Ysqyp e Preshtine dhe Miredit' e Tetoven;
Krojene e Skenderbegut, q'i ka pas dhan ner Shqypnise,
Tue bam me trimni lufte, e m'e munt mren e Tyrqise.
Durres, o qytet i bukur, qe je kerthiz' e memedheut!
Edhe ti Leshi me emre, qe ke eshtrat e Skenderbeut!
Burrat tuaj aqe trima do ta lene vall' Ylqine
Edhe gjithe shqipetaret ta mbanje armiku yne?
Nuke me ngjan e s'e besonj, kam te zoti shume shprese,
Shqiperia ketej-tutje kshu po nuke do te mbese.
Dua te dal maje malit, te shoh gjithe Arberine,
Vellezerit shqipetare, qe vene ne pun' e vine,
Burrat trima me bese dhe shpirtmir' e punetore,
Dhe fushate gjithe lule e malet me debore.
O fushazete pellore, qe m'ushqeni Shqiperine,
Do te kendoj bukurine tuaj edhe bujqesine.
Ti perndi e ligjerise, qe rri ne malt te Tomorit,
Unju posht' e me ndih pake, o motra im'e te gjorit!
Me ke leshrat te florinjta e te ergjendte krahrore,
Ball' e gush' e faq'e llere dhe kemb' e duar debore;
Sikunder do malesoret dhe pyjet e bagetine,
Duaj edhe fusharaket dhe arat' e bujqesine,
Edhe ti, o memez' e dheut, q'i fale dheut aq' urate,
Sa pjell mijera te mira e kurre s'mbetete thate,
I dhe lul'e bar e gjethe, bim' e drith' e pem' e drure,
Mlodhe gjithe bukurite edhe kanisk ia ke prure.
Te keqen, o symeshqere, shikome nje here ne syt!
Si lulet' e si bilbili edhe une jam djali yt.
Gjithe keto fare lulesh e kete te bukur ere,
Kete mblerim, keto gjyre valle nga c'vent'i kesh nxjerre!
O sa e madhe bukuri! As me thua ku e more!
O bukuroshe, t'u befsha, ngaha gjiri yt e nxore?
Apo me doret te bukur e more nga gjir'i Zotit,
Nga qielli, nga parajsa, nga preher' e plote i motit?
Kudo shkel kembeza jote,gezohet vendi e mbleron,
Tekdo heth sythit e qeshur, bukuri' atje lulezon!
Ti zbukuron faqen' e dheut, ti do e ushqen njerine,
Me te gjalle, dhe pas vdekjes e pret duke hapur gjine!
Vjen dimeri, t'i than lulet, ti me nje frym' i ngjall prape,
Napene q'u heth persipre, ua heq me ver' e me vape.
Bujkun e xgjuan me nate edhe ve perpara qete,
Nisete pa zbardhellyer per punezet te vertete;
Mer pluarin e parmenden, zgjedhen, tevlikne, hostene,
Kafshen, faren, shokne, buken, trajstene, lakrore, qene...
Sherbetor'i memes' se dheut, q'e ka zemrene plot shprese,
Del kur hapet trendafili dhe bari 'shte gjithe vese;
I falet Zotit t'vertete dhe zihet nga pun' e mbare,
Zemerzen e ka te bardhe dhe te qruar e te lare.
Pa lodhur e pa keputur, pa djerse e pa mundime,
Njeriu i gjore ne jete nuke gjen dot as therrime,
Si te punosh dit' e nate e te besh c'duhene gjithe,
Ahere kerko nga Zoti te t'ape bukez' e drithe.
Njeri, puno, mos psho kurre dhe lark nga makuterija,
Zemerne kije te gjere, mos ki keq, pa t'ep Perndija.
Puna ka duk e urate, Zot'i math e ka bekuar,
Njerine mi faqet te dheut e dergoi per te punuar.
Ver' o e bukura vere, qe na vjen nga i madhi Zot
Me miresi, me bukuri, me gas te math, me duar plot,
Sindekur cel trendafile, e i fal bilbilit zene,
Ashtu na bije nga qielli nje gas ne zemert tene.
Zot'i e i vertete per te ushqyer njerine,
Per te zbukuruar dhene, per te shtuar miresine,
I dha zjarr e flake diellit, i fali dhe shine rese,
Beri dimerin e veren dhe zemres san' i dha shprese.
Per te arriture rrushne c'ka punuar Perendija,
Qielli, dheu, dielli, shiu, njeriu, tere gjithesija!
S'eshte cudi pse na defren ver' e bukur zemren tene;
C'ka punuar Perendija edhe njeriu, sa e bene!
Ju shoke, kur pini veren, mos dehi, mos zemerohi,
Mos u zihni, mos u shani, mos levdohi, mos qertohi,
Se percmoni Perendine, q'i ka falur hardhise rrush,
Edhe kerkon dashurine e ndodhet pshetazi ndaj jush;
Po gezohi, prehi, qeshni, duhi, xbaviti, defreni,
Flisni fjale te pelqyer, loni, kendoni, kerceni,
Bejeni zemren te gjere edhe shtoni dashurine,
Miresine, njerezine dhe besen e miqesine,
Se ne breng' e ne te keqe, ne pune e ne te pire,
Mirrete vesh njeriu i lik, njihete njeriu i mire.
A e shihni gjithesine, yjte, Dielline, Henen,
Dhene, eren, rete, kohen, Kashten' e Kumterit, Shenjen,
Si jane perveshur gjithe edhe lecijn' e punojne,
Njeri-tjaterit i ndihin, ashtu punen e mbarojne.
Ne mest te keti rremeti, te punetoreve shume,
Njeriu duhet te lecinje, apo te bjere ne gjume?
Mundohete punetori, po ne zemerzet te qete
Sa gas te math ndjen, kur njera qe hoth, i pjell dymbedhjete!
Kur e sheh kallin' e plote te kerrusure nga barra,
Dhe parajsen e vertete te tfaqure neper ara,
Kur heth lemen e mbleth tokne, ndan bykn' e kashten menjane,
U heth kuajve e qevet, qe jane lodhur, te hane,
Kur e permbush plot shtepine me drith' e me gje te gjalle,
Shtrohet me uri ne buke e ha me djerse ne balle.
Sheh pjergullne, mane, fikne, thanene, arren, ulline,
Mollen, dardhen, pjeshken, shegen, vadhene, ftuan, qershine,
Kumbullate, zerdeline, ngarkuar me peme gjithe,
Oborre plot gje te gjalle, shtepine mbushur me drithe,
Dhe zemera i gezohet, pa i falete Perendise,
Q'e cperblen punen e djersen e mundimn' e njerezise.
Qysh rroit mblet' e uruar dhe ven' e vin e lecijne,
Ca hualline ndertojne, ca neper lule shendijne.
O c'pune me ment punojne, sa bukur e bejn' e mire!
N'apin dyllete, q'ep drite, dhe mjalte fjesht' embelsire.
Dhe punetoret' e mire m'ate mendyre punojne,
Edhe gjithe njerezija me mundimt t'atyre shkojne;
Njeri mih, jateri leron, njeri mbjell, jateri prashit,
Kush t'harr, kush korr, kush mbledh duaj, kush shin, kush sharton, kush krasit,
Nje ben pluar' e sepaten, nje parmenden, nje shtepine,
Nje pret e qep, nje merr e ep, nje mbath, nje shikon mulline,
Cdo njeri nje fare pune ben ne mest te shoqerise,
Kjo esht' udh' e Perendise, ky e nom i gjithesise.
Edh' ajo miza perdhese, c'i duhete per te ngrene,
Eshte rrahur e perpjekur e me kohez' e ka vene.
Ka nje pune te punonje si cdo gje q'eshte ne
jete, Kshu e ka thene me kohe Zot'i math e i vertete.
Bujku mundohet ne vere, po ne dimer rri e prehet,
Sheh shtepizene me kamje, edhe zemera i behet,
Grate te gjitha punojne n'avlement e ne te tjera,
Edhe jashte fryn e bije, por kur na trokellin dera:
Eshte nj'udhetar i gjore, qe ka mbetur ne debore,
I kane ngrire te mjerit vesh' e goj, e kemb' e dore;
Ngrihet i zot'i shtepise edhe te huajthin e merr,
E ve ne kryet te vatres me njerezi, me te math nder,
Posa e shohene qe vjen, i ngrihen gjithe femija,
Pa i bejne zjarr e ngrohet edh'e mbajne me te mire,
I sjellin shtrese te flere edhe te ngren' e te pire.
Keshtu te huajt' e miqte njeriu q'eshte i uruar
I pret me kraheror hapur e i percjell te gezuar.
Ne vere qe celen lulet, qielli ndrin si pasqyre,
Sbukurohete faq'e dheut e merr mijera fytyre;
Pa ngjallene me cdo lule, me cdo bar e me cdo flete
Gjera te gjalla me mije, rroitin nga dheu si mblete.
Shpest' e mizate kendojne e kuajte hingellijne,
Lulet' e bukura m'ere si ar e si flori ndrijne,
Bujku nget penden e leron, mbjell a ben gati ugare,
Kaloresi i shkon njate dhe i thote "puna mbare ",
Papo merr anen e lumit me zemere te gezuar,
Kendon, fishellen e vete ngadale, duke mejtuar;
Ve re lumen e kulluar, qe iken me ligjerime,
E nder ment te ti i bije ca t'embla shume mejtime.
Vashazete bukuroshe, posi shqerrate manare,
Si kaperollet e malit, si thellezate mitare,
Vene te lajne ne lume gjithe tok duke kenduar,
Me gas ne sy e ne buze e me luleze ner duar;
Perveshin lleret' e bardha dhe te majm'e te perndijta,
Pulpazete bukuroshe e kembezet' e kerthijta.
Dellendyshja qe fluturon e ndehete permi lume,
U afrohete si mike e u thote fjale shume,
Dhe meshqer' e perkedhelur vjen ne lume te pij' uje,
A te prehete ne hije, a te benje gje rremuje.
Bari, bima vatur me bres e bujku shum' i gezuar,
Si bariu kur merr kerthine edh'e perkedhel nder duar.
Bilbili ia thote bukur, lumi vete gjithe vale,
Ep eren e Perendise trendafili pale-pale.
Vec nje vashez' e mjere qan te motrene, q'e ka lene,
O! eshte mbuluar ne dhe vasheza fytyrehene!
Mema dhe motera mbetur ne zi e ne vaj te shume,
Dhe shqerra manarez' e saj, e perzieshmez' e per lume!
Te keput shpirtine plaka, kur ze dhe nemeron e qan,
Ah, i ziu njeri ne jete sa heq e sa duron e mban!
Vashen vertet e mbuluan, po shpirt'i saj ne qiej shkoi,
Hapi krahethit e lehte, ne hapesirat fluturoi;
Bukuri e saj u perzje me bukurizet te prillit,
Me fjalezet te bilbilit, me eret te trendafilit,
Gjesendi s'humbete kurre e gje s'vdes me te vertete,
Mase ndryshohene pake, po jane ne kete jete;
As shtohet, as pakesohet, as prishete gjithesija,
Vdesen e ngjallene prape si gjith' edhe njerezija.
Ketu jane gjithe c'jane e gjithe c'gje munt te jete,
Engjellite, Perendite dhe ajy Zot'i vertete!
Se nje trup e nje shpirt eshte gjithesia, qe s'ka ane,
Te gjalle edhe te vdekur gjithe brenda ne te jane.
Perendija njerin' e pare e mori prej dore vete,
E zbriti mi faqet e dheut, q'ish me lulez' e flete,
Me te drejtene te themi, mbi faqet te dheut e ngriti,
E beri te zotthin' e dheut edhe keshtu e porsiti,
Nga kjo balte te kam bere, rri ketu, me pac urate,
Mos u loth e mos psho kurre, po perpiqu dit' e nate,
Sheh si punon gjithesija? Ashtu te punosh edhe ti,
Te mos rrish kurre pa pune e te vesh duarte ne gji.
Mos u bej i lik e i keq, i paudh' e i pabese,
I rrem, i ndyre, i demshim, i renduar e pa shprese,
Mergohu nga te keqijat, pej cdo fare ligesije,
Pej nakari, pej lakmimi, pej vjedhjeje, pej marrezije,
Mos vra, mos merr tek s'ke vene, edhe ki nom dashurine,
Bes' e fe ki urtesine, te drejtene, miresine.
Ne befsh mire, liksht s'gjen kurre,
po, ne befsh liksht, mos prit mire,
Ki deshire per te mire dhe ne zemere meshire,
Ji i but', i urt', i vyer e mos u bej kurre makut,
I eger e i merzitur dh'i mahnitur si madut,
Mos ju afro dhelperise, po se drejtese iu nis pas;
Ne degjofsh fjalet' e mija, do te jesh gjithenje ne gas.
Nga gjithe c'pat gjithesia, te kam dhene dhe ty pjese,
Ne u befsh si them, i mire, emr'i math do te te mbese
Te kam dhene ment te mesosh, te verteten me te ta shohc,
Dhe zemer' e vetedije, te mir' e te drejten ta njohc,
Do te te le dhe nevojen, udhen te te tregonje,
Te te ndihnje me cdo pune, te te psonj' e te te zgjonje.
Gjithe te mirat qe jane, ketu ne dhet i kam mbuluar,
Po gjesendi ne shesh s'nxjerr dot pa dirsur e pa munduar;
I gjen te gjitha me kohe, po rremo thell' e me thelle,
C'do gje qe te duhet, kerkoje, barku i ti do ta pjelle.
Sa gjereraze te vlera do te gjesh ti ketu brenda,
Edhe persipere soje, e sa do te t'i ket enda!
Me fuqit qe te kam dhene, them qe te vinje nje dite
Te marrc udhen e se mires e te gjesh te madhe drite,
Te marrc vesh dalengadale sa punera qe kam bere,
Diell, hene, yj, dhe, qiej e gjithesine te tere!
Po qe u bere i urte, mua me ke afer teje,
Ndryshe, qofsh i mallekuar edhe merguar prej meje!
Te parit tene perndia keto fjale vetem i tha,
I fali gjithe te mirat, i dha uraten dhe e la.
Det i p'an'i miresise, q'emrin tend s'e ze dot ngoje,
Qysh e ngrehe gjithesine pa lene fare nevoje!
Fali njeriut urtesine, miresine, njerezine,
Butesine, miqesine, dashuri, vellazerine;
Epu sheshevet lul' e bar dhe pyjevet gjeth e flete,
Rese shi, aravet bime e mos lere gje te mete,
Fali ere trendelines, manushaqes, trendafilit,
Kalliut buke, mizes pjese, zogut ngrenie, ze bilbilit,
E drurevet epu peme dhe urate bagetise,
Dergo dhembj' e kujdes per to ne zemert te njerezise;
Epi pjergulls' e veshtit rrush dhe vozese fali vere,
Mos e lere pa te kurre, kurre thate mos e lere;
Fali diellit flak e zjarr dhe henes e yjet drite,
Edhe detit uj' e kripe, gjithesise jet e dite.
Yjte le te vine rrotull dhe njerezit te punojne,
Te defrejn' e te gezohen dhe si vellezer te shkojne.
Tregomu dhe shqipetaret udhen e punes se mbare,
Bashkomi, bemi vellezer edhe fjeshte shqipetare,
Falmi, falmi Shqiperise diten e bardh' e lirise,
Udhen e vellazerise, vahn' e gjithe miresise.
Nxirr te verteten ne shesht, pasketaj te mbreteronje,
Erresira te perndahet, genjeshtera te pushonje.
Zonj e fatit
O moj plaka lozonjare,
Qe ndjek fatn' e njerezise
Dhe mas' e peshes'ke fare,
Po me shkop te marrezise.
Moj po me c'sy e me c'faqe
Me qasesh prap' e me c'faqe?
Te shoh qe vjen posi hije
Ngadale si qen i qete
Edhe hi syvet me shtije,
T'u thaft' ajo dor' e shkret?!
Ata sy te zgurdulluar
T'i shoh, o e mallekuar!
S'je e verbere, si thone,
Qe s'sheh, s'di se c'ben ne jete,
S'je e shurdher, pasha Zone!
Degjon posi djalli vete.
Po je e keqe dhe shtrige
E pabes' e zemerlige.
Ti fjalete i ke kthyer,
Prandaj na ke perveluar,
A, popo, c'na ke genjyer!
Njeri s'te ka trasheguar.
Dhe kur ndrin, ndrin si lugati,
Prandaj s'te ka qendrim fati.
Jake, se jam desheruar
E me s'e duronj dot vrere,
Qesh, mos rri e zemeruar,
Makar per nje cope here.
Qesh nje here, o leshrakrende,
Me te qare nuk u dende?

Falja

Zot i math e i vertete,
Qe kreve c'shohem ne jete,
Edhe te tjere qe jane,
Pa funt pa krye pa ane,
Edhe kudo je ti vete,
Syri yn tek do shikon,
Qe nga lint e gjer tek perndon,
Me c'do vent te sheh fuqine,
Urtesin' e madherine,
Falna gjithe miresite,
Epna dituri e drite,
Tregona udhen' e mire,
Mos na lere n'erresir,
Dhurona gjithe te mirat,
Mergona nga te peshtirat.

Zot! falna vellazerine,
Dashurin' e miqesine,
Epna deshire te msojme,
E te mirat te punojme,
Bena te but' e te qete,
E te urt' e te vertete,
Jetene ta trashegojme.



Fjalet e Qiririt

Ne mes tuaj kam qendruar
E jam duke perveluar
Qe t'ju ap pakez drite,
Natene t'jua benj dite.
Do te tretem, te kullohem,
te digjem, te pervelohem,
Qe t'ju ndrinj mir' e te shihni,
Njeri tjaterin ta njihni.
Per ju do te rri te tretem,
As nje cike te mos mbetem,
Te digjem, te qanj me lot
Se deshiren s'e duronj dot.
Une zjarrit nuk i druhem
Dhe kurre s'dua te shuhem,
Po te digjem me deshire,
Sa te mundt t'ju ndrinj me mire.
Kur me shihni se jam tretur
Mos pandehni se kam vdekur :
Jam i gjall' e jam ne jete,
Jam ne dritet t? vertete;
Un? jam ne shpirtit tuaj,
Mos me kini per te huaj.
Me eshte falur durimi,
Andaj po digjem si trimi,
Sa ma ka enda t'ju benj mire,
Te mos mbeti n'erresire.
Jak?ni, rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini
Ne shpirtit kam dashurine,
Pa digjem per njerezine...
Me zjarr ta djek mushkerine
E te tretem per njerine
Une dua njerezine,
Miresin'e urtesine.
N? behi shoke me mua,
N? me doni si ju dua,
Njeri tjatrine ne doni
Te paudhe mos punoni...
Une, duke perveluar,
Njerezit i kam ndrituar;
Kam qene mik me njerine,
Andaj i di e me dine...
Dua shum fjale t'ju them,
Po trembem mos ju benj ujem.
E ku shkruhene n? karte
Fjalet' e gjuhese 'zjarrte ?

Gjuha jone

Vellezer shqipetare!
te prekim uretesine,
te zem' udhen' e mbare,
te ngjallim Shqiperine!

Shqiperia ka qene,
edhe do te jete,
po sot ne ditet tene
te mete te mos kete.

E ka nderuar Zoti
gjithenje Shqiperine,
ish for mire qemoti,
do behet dhe tanine.

Sa ishte trimerija
n'ate kohet te vjetre,
kish emre Shqiperija,
sa s'kish ndonje vent tjetre.

Sa burra kordhetare
ka nxjerre Shqiperija,
me pastaj e me pare
q'i shkruan Istorija.

Ajo ish koh' e zjarte,
dhe kish mundime teper,
po sot pende dhe karte
na duhet, nuke tjeter.

O burra Shqipetare,
te marim diturite,
se s'esht koh' e pare,
tani lipsete drite.

Te shkruajm gjuhen tene,
kombine t'a ndritojme,
gjithe c'esht' e c'ka qene
nga daleze t'a msojme.

Pa shihni c'gjuh' e mire!
sa shije ka e hije,
c'e bukur' edh' e lire,
si gjuhe Perendije!

Shum' e bardhe kjo dite
per gjithe Shqipetaret,
do na sjelle nje drite,
qe s'e kishin te paret.

Kjo drite do na bjere
te gjitha miresite,
dhe gjithe dot' i ngrere
demet' e marrezite.

Si lum kush ze te mbjelle!
lum kush ve kete peme!
se kjo ka per te pjelle,
s'mbulohete me reme

Histori e Skenderbeut

...

Kruj' o qytet i bekuar!
Prite prite Skenderbene,
po vjen si pellumb i shkruar,
te shpetoje Memedhene;
shqipetaret t'i shpetoje,
nga zgjedh' e keq' e Turqise,
edhe ty te te nderoje,
qe je kreu i Shqiperise;
ka pas trima shqipetare,
qe su trembej syri kurre,
nde zemer te tij ka zjarre,
esht' i urte e trim burre.
Mire se erdhe,o vere
Qe na prure miresine,
dhe per shume vjet te tjere
e zbukurofsh Shqiperine!
O Shqiperize gezohu,
se te erdhi prape dita,
lulezohu,zbukurohu,
te zbriti nga zoti drita.
Edhe juve,o te vdekur,
merrni nga ky gaz pjese
qe shkuate buzepjekur,
n'ate jetem paci ndjese!
O moj vashe e Shqiperise,
qe me rri duke mejtuar,
po i zhvesh rrobat e zise
arriti dit' e uruar!
Zbardhi fusha,ndriti mali
nga armet e trimerise,
hingellint' e s'mbahej kali,
qe sill mbren' e Shqiperise;
trimate bashke me mbretne
me nxit posi vetetime
u futn'  e zune qytetne
me te madhe kercellime ...
... Shqiperia u leshua,
edhe iu derdhe qytetit;
burrat trima me s'menuan,
gjith' u mblodhe posi reza,
kryeqytetn' e rrethuan,
armikn' e preu e zeza.
Zjernte bota,tundej dheu,
u ngrit gjithe Shqiperia,
duke then' : "Erdh Skenderbeu,
erdhi vete perendia".

Pellasget-Shqipetaret

Ishte nje dite
Qe pellasgjite
Posi nje drite
Mbuluan dhene;
Duall ng' Asia
Si mizeria
Dhe me ania
E hodhe dene.
Pas pake here,
Duke perzjere
Ca me te tjere,
Bene elinet,
Dhe duke ndare
Syresh nje fare,
Si ka te ngjare,
Beri llatinet.
Edhe te tjeret
E me te ndjeret,
Te paperzjeret,
Pellasgjinj mbene;
Maqedhoninjte
E ilirinjte
E mollosinjte,
Gjith' ata qene.
Dhe ata jane
Prinderte tane,
Pastaj na thane
Na shqipetare;
Mundim te themi
Ne ata jemi,
Ate gjak kemi,
Si dhe shtepare.
Thot' Herodoti,
Ne Tomor zoti
Shtepi qemoti
Kishte Dhodhone;
Eshte m'e vjeter
Ngaha cdo tjeter,
Shume me teper,
Kjo gjuha jone.
Ne kurdohere
Burra te ndjere
Edhe te vlere
Jemi treguar;
Me grekerine
Dhe me Persine,
Me gjith' Asine
Kemi leftuar.
Me Leken vame,
Muntme Darane,
Date i dhame,
Gjithe Asise;
Burr' u deftyem,
T? gjith' i thyem,
Permbys e kthyem
Fron' e Persise.
Te tere dhene,
Den' e sterene,
Sa kombe qene
Ne kemb i vume;
Dhe mbreteruam
Kudo qe shkuam,
Tekdo leftuam,
Vendin e zume.
Me Pirron vame
Romes i rame,
Llatint' i vrame
E i tmeruam;
Me Skenderbene
Tyrqve sa qene
U dhame dhene
Dhe i debuam.
Kush i goditi
Posi petriti
E i cfiliti
Tyrqit, barbaret?
Bota s'kuxonte
Qe t'u qendronte,
Po kush leftonte?
Ne shqipetaret.
Pastaj u ndruam,
Se s'kupetuam
Dhe nuk e c'qua
Te miren tene;
Gjakne p?r bote
E derthme kote,
Njeri c'te thote?
Nuk ishte thene!
Mbajtme Tyrqine,
Ngjallme Greqine,
Ndihm' Italine.
Po Shqiperine?
Pse s'u munduam?
Per ke leftuam?
Neve c'fituam?
C'kemi tanine?

Shpreh

Kam shume shprese
qe te mos jese
k'shtu Shqiperia
po te ndertohet
te lulezohet.

Po vjen nje dite
qe te na sjelle
te madhe drite
q'ajo te pjelle
qyteterine
fatbardhesine.

Vellazeria
edhe bashkimi
e njerezia
eshte shpetimi.
Lum kush t'arrije,
pa do te vije,
qe Shqiperia
do te ndritohet
dhe ligesia
do te mergohet.

Jak' e vertete!
Pse rri e qete?
per Shqiperine
ditet e mira
pasketaj vije,
shkoi erresira,
lum kush te rroje
ta shohe zonje!

Se shqipetari
E gjuh' e tija
vene se mbari
dhe Shqiperia,
lum kush ta shohe
per pake kohe!

Pa diturite
dhe mbrothesia
e miresite
dhe njerezia
do te burojne,
nuke menojne.

Shqiperi, o jetegjate!

Shqiperi, o jetegjate,
ty te kemi meme e ate
dhe per ty do te luftojme
gjersa te te trashegojme.
Per ty te gjithe, dite dhe nate,
mendohemi gjere e gjate,
ti kurre s?prishesh, s?shkretohesh,
as drobitesh, as rregjohesh,
me ke gjithe bukurite
e tetera miresite,
ke fusha me lule shume.
lumenj te medhenj pa gjume,
male te lart' e te veshura,
buzen e detit t? qeshur,
Me je dritez ne drite
me te gjitha miresite.
Shqiperi, te qofsha fale,
te kam meme e me ke djale.

Ujku dhe qengji

Ujku pa fe
Erth ne kope
Dhe, si s'pa qen,
U fut ner dhen,
Nje qenq zuri
Zemerguri.
Qengji i tha:
"Ore vella?
E po perse?
As me rrefe
Se c'faj te kam?
I vogel jam"
Ujku i tha:
"Do te te ha!
A e mba ment
Me kete vent
Kur me shave?
Me the xhave!"
Qengj' i thote:
E ke kote,
Une sivjet
Jam permbi dhet."
"Mase, i tha,
Qe yt vella."
"Vella, tha, s'kam,
I vetem jam."
"Fort mir', i tha,
S'paske vella,
Po jot eme
C'pati preme
Qe me qertoi
E me kallzoi?
Do me zinin,
Te me vrinin!"
Qengji i tha:
"Dy muaj ka
Qe s'me rron me,
Ah, ah, im me!"
Dhe s'duroi dot,
Po qau me lot.
"E yt ate,
Nje brigjate,
Me pat vrare
Mon' e pare,"
Tha makuti,
Shpirtladuti,
Dhe me s'menoi;
Me s'e mundoi,
Po posht' e vu
Edhe e zu
Nga lefyti
Edh' e mbyti,
Se te ligut,
Zemershtrigut,
Nuk i vjen keq
P?r nje qe heq.

Zonj' e fatit

O moj plaka lozonjare,
Qe ndjek fatn' e njerezise,
Dhe mas' e peshe s'ke fare,
Po me shkop te marrezise.

Moj po me c'sy e me c'faqe,
Me qasesh prap' e me c'faqe?

Te shoh qe vjen posi hije,
Ngadale si qen i qete,
Edhe hi syvet me shtije,
T'u thaft' ajo dor' e shkrete!

Ata sy te zgurdulluar,
T'i shoh, o e mallekuar!

S'je e verbere, si thone,
Qe s'sheh, s'di se c'ben ne jete,
S'je e shurdher, pasha Zone!
Degjon posi djalli vete.

Po je e keqe dhe shtrige,
E pabes' e zemerlige.

Ti fjalete i ke kthyer,
Prandaj na ke perveluar,
A, popo, c'na ke genjyer!
Njeri s'te ka trasheguar.

Dhe kur ndrin, ndrin si lugati,
Prandaj s'te ka qendrim fati.

Jake, se jam desheruar,
E me s'e duronj dot vrere,
Qesh, mos rri e zemeruar,
Makar per nje cope here.

Qesh nje here,o leshrakrende,
Me te qare nuk u dende?