KULTURE
                                            MERGIMI - KUJTIMI - HARIMI                         
                                         I MILIONAVE ENDE NEPER BOTE                                                     

                 "Harim" pėr ata qė nuk u kthyen mė, eshte vleresim qe i ben koha kujdo

Dallėndyshet vdesin, nė qoftė se nuk kthehen mė, ndėrsa mėrgimtarėt vdesin tė djegur mallit. Tė  rallėt qė i kthehen vendlindjes, e bėjnė atė tė mos ndjehet sakate. Nė vėntė pasuri ndonjeri e dogji atje ku e vuri.
Nga shkollat ushtarake tė mesjetės italiane, historia flet vetėm per ata kapedanė qė nuk e haruan atdheun. U kthyen dhe derdhėn gjak pėr ta nxjerrė nga dhėmbėt e bishės osmane. Miniera e Llavrios ne Greqi, si sirena, gėnjeu dhjetra tė rinj me shpresėn e njė tė nesėrmeje tė bukur. Misiri, Izmiri, Sent-Etjeni, Amerika, Kuēova dhe vaporėt e botės joshėn qindra himarjotė bukė-kėrkues.         
Fotografi dhe orendi shtėpiake te ngelura ende ne shtepite e haruara te fshaterave nė bregdet, na tregojnė nga, dhe kur erdhėn. Nga njė ditar vende-vende fshirė reshtat nga  njė shekull kohė, lexojmė emrat e disa qeparotėsve qė emigruan nė Minat e Llavrios nė vitet 1885. Janė Nile dhe Jorgo Pali, Pipe Gjini, Kosma Gjikondi, Nile dhe Manol Muēku, Mitro Gjoka, Vjero Gjikondi, Manol dhe Niko Vlashi, Nile Leka, dhe  shumė bregas tė rinj. Ditari i keqruajtur, shkruan pėr njė dhuratė qė keta djem i dhuruan kishės mė tė madhe tė Llavrios pėrpara largimit pėr nė Qeparo. Eshte per tu habitur per nje ndjenje fisnike te himarjoteve transmenturar brezave se sic na tregonte nje pinjoll himarjot ne Amerike, se grupi himarjot i viteve '30 ne Amerike dhuroi shume para ne kishen orthokse Amerikane, kete e dinte mbasi babai i tij nje qeparotas ishte pjesetar i grupit dhurues.         
Burat familiarė i dėrgonin fitimet nė shtėpitė e tyre, ndėrsa beqarėt i mblidhnin pėr shpenzimet e degdisjeve ende mė tė largėta, 20 ditė me vapor drejt Amerikės sė pa ngopur me emigrantė. Mėrgime pa kthime.
Sot me fluturimet mėrgohen mė shumė dhe mė larg.          
Brezi tjetėr i djemve nė vend vinte zili mė ata qė refugoheshin larg pa e ditur se ata punonin rjepur e shqepur barkazi si minjtė minierave tė botės. Sa riteshin, "aratiseshin" edhe ata nga  nėnat, kush me leje, kush pa leje. Po kur prezantoheshin me pluhurin e galerive qė e pėshtynin ore e cast, me lagėshtirėn dhe eresiren e thelle te nentokes, me ushqimin e thatė qė ju dukej si mjaltė, sa tė mėsonin tė gatuanin dhe paga qesharake; turpėroheshin tė ktheheshin mė duarbosh nė fshat.                                         

O vite vite nė rjedhė                                         
Ku i shpini djemt e mjerė                                          
Njėmijė metra nėn dhe thellė                                          
Vanė vanė e mė s'erdhė.                                               
Dogjtė zemra, vutė serė                                             
Bina nuk del mė nė derė.     

Njė tjetėr vaj qė nėna e Nine Gumės nga Qeparoi logaste tė shoqin e pritur:                               

Ylli im o ylli o qar                                        
Korba kam gjashtė behar                                        
Qė kam mbetur me njė djalė                                        
Sa tė mba ndezur zjarrė.,                                                                                                               

Franca me minierat e saj, tėrhoqi bregas mė shumė se sa kampet e Adolf bojaxhiut. Minierat e Sent-Etienit shkruan nė analet e saj  70 burra vetėm nga Qeparoi. Po kaq pothuajse kaluan  nga ēdo fshat i Himarės nė minierat e tjera tė Patėrit, Mondre-Vollit, Roshe la Molierė, Pa dė Kale, Firminy-Soir si edhe nė Tunizi.        Largoheshin nga njera minierė nė tjetrėn pėr mė mirė. Nga shiu nė breshėr. Nga Llavrio nė Francė, ku gjejmė kėta emra  qeparotės:                                                                                      
Vazhdon...                                                     
                                                                                                               Mitro  Qeparoi.
KISHA AJO MARIA NE DHERMI DHE AFRESKE SHENJTORESH
                                                      
                                                                             
Aleksandėr Zoto, Himarioti qė pėrkthen Kadarenė

Shkruar nga Olimbi Velaj

(botuar tek gazeta, Koha Jonė, Nėntor 10, 2000)

Nga Pashko Vasa, Konica, Vrioni deri tek Zoto Tradita e pėrkthimit tė letrave shqipe nė Francė shkon shumė mė pėrtej se fundi i shekulllit tė nėntėmbėdhjetė. Megjithatė marrėdhėniet e letrave shqipe me frėngjishten kanė histori tė ēuditshme. Pashko Vasa ishte njė nga rilindasit qė shkroi direkt nė frėngjisht nė 1890 njė roman;"Bardha e Temalit". Dhe nuk ėshtė rastėsi qė njė nga romanet e para shqipe tė jetė shkruar nė kėtė gjuh, qė i pėrket njė kulture tė madhe. Mė pas nė fillimet e shekullit tė njėzetė mbi kėtė fakt vendoset prania e Faik Konicės, nė qarqet letrare parizenė dhe miqėsia e tij me Gijom Apolinerin.
Por e gjitha kjo i pėrket njė kohe ende latente, tė paktėn pėr prozėn shqipė dhe pėrfaqėsimin e saj. Nė dekadat e gjysmės sė dytė tė shekullit tė njėzetė ishte vepra e Kadaresė ajo qė iu imponua lezuesve fėngė dhe frankofonė, njėkohėsisht me treguesin e ri tė letėrsisė shqipe, bashkėkohėsinė dhe realitetin. Jusuf Vrioni, merituesi i urdhėrit ; Kalorėsi i Letrave; ishte shqiptari qė i dha gjuhės sonė njė kuptim mė pėrtej cilėsorit e vogėl pėrmes veprės sė Kadaresė. Kėtu mbyllet edhe cikli i pėrkthyesve tė letėrsisė sonė nė Francė, qė kanė gjuhė amtare shqipen. Aleksandėr Zoto, me prejardhjen e tij shqiptare ėshtė nė kapėrcim tė kėsaj linje. Ndėrsa bashkė me tė pėr tė dhėnė nė frėngjisht letrėsinė shqipe punojnė edhe Kristianė Monteko ( Christianė Montecot), Eisabat Shabyel (Elisabeth Chabuel), Anė Mari Otisiė (Annė Marie Auttissier).


Pedagogu - Letėrsi Shqipe nė Universitetin e Sent-Etjenit

Aleksandėr Zoto ėshtė pedagog nė profesion. Ai ka kryer filologjinė klasike pėr greqishten e vjetėr dhe latinishten nė Lion. Ndėrsa tė gjitha studimet deri nė Universitet i pat kryer nė Sent-Etjen. Fillimet datojnė nė 1972 kur ai filloi tė punonte pėr herė tė parė nė universitet me cilėsinė e mjeshtrit tė konferencave. Tani ai ėshtė pedagog i letėrsisė frėnge tė shekullit tė shtatėmbėdhjetė. Paralel me kėtė ai nuk rresht sė studjuari letėrsi, sidomos letėrsinė shqipe. Libri i tij i fundit me studime titullohet "Nga Skėnderbeu tek Kadareja. Zoto tregon se nuk ėshtė tjesht njė libėr qė merret me letėrsinė shqipe, por edhe me historinė e kėtij vėndi. Libri ėshte blerė menjėherė nė Universitetet ku studjohet letėrsia. Madje nė universitetin e Sent-Etjenit Zoto ka mundur tė fusė edhe nė program orė tė letėrsisė shqipe. Ka shumė material pėr Kadarenė dhe nė tė ardhmen nuk do tė vonojė tė botojė diēka pėr tė. Ndoshta edhe pėrtej gjuhės sė studjuesit. Duke hyrė nė zonat e njohjes sė tij si person dhe tė takimeve me tė. Por nuk ėshtė vetėm proza e Kadaresė qė e ka tunduar pėr vite me rradhė Zoton. Ai ka pėrkthyer edhe poezi nga mė i njohuri i letrave shqipe nė Francė. Edhe nga Lasgush Poradeci, Zoto ka pėrkthyer njė cikėl.
Ishte shumė e vėshtirė, por shumė e bukur. Ai e admiron poezinė e Poradecit. Cikli ėshtė me poezi ku fjalėēelės mbetet liqeni. Autorė tė tjerė qė Zoto ka pėrkthyer nė frėngjisht janė Agolli, Koreshi, Shapllo. Nė temat e diplomės shumė nga studentėt francezė tė letėrsisė zgjedhin letėrsinė shqipe dhe pikėrisht veprėn e Kadaresė, si tezė mbi tė cilėn punojnė. Zoto ėshtė njeri nga mė tė angazhuarit me kėta studentė tė dashuruar pas shqipes dhe shkrimtarit mė tė njohur tė saj. Nė punėn e tij si pedagog tė qėnit udhėheqės pėr kėto tema diplome ėshtė njėkohėsisht nder dhe pėrgjegjėsi. Sepse hyn nė lojė edhe geni. Ai ėshtė shqiptar.

  Ishte viti 1978 kur pėr herė tė parė shkela nė tokėn shqiptare. Zbrita nė Rinas dhe pėr ēudinė time asgjė nuk m?u duk e huaj. Pa e ditur gjatė gjithė jetės sime kisha thithur ajrin shqiptar. Vetėm kėshtu mund ta shpjegoj pėrse nuk mė bėri pėrshtypje pėrballja e parė me Shqipėrinė
Kėto janė fjalitė e para tė rrėfimit tė Aleksandėr Zotos, nga pėrkthyesit mė tė mirė tė letėrsisė shqipe nė Francė, njėkohėsisht pedagog nė universitetin Filologjik tė Sent-Etjenit. Nė veprat e pėrkthyera prej tij nga shqipja, thuajse gjysmėn e sasisė e ze Kadareja. Zoto nuk ėshtė vetėm pėrkthyes e prozės edhe i poezisė. Madje vitin e fundit prej tij ėshtė botuar nė Francė njė antologji bilinge, dygjuhėshe e poezisė shqipė nė 400 faqe. E tani nė fund tė nėntorit pritet qė nga dora e tij tė dalė pėr botim njė tjetėr antollogji. Kėsaj here nėn pėrzgjedhjen e poetit Ali Podrimja.
Zoto tregon se puna e pėrkthyesit ėshtė si puna e sahatēiut.
rregullon sahatet e tė tjerėve, por tė tijin e harron madje edhe ta kurdisė. Ndoshta mė pėr zemėr nė orėt e tij tė lira. Zoto merret me pėrkthime. Mijėra fletėt e pėrkthyera prej tij janė prodhuar pikėrisht nė kėto ēaste. Ai nuk e pėrdor kompjuterin, tė paktėn jo aq sa kolegėt e tij.Mė duket sinjė gjė e panatyrshme thotė pėrkthyesi dhe tregon se nuk para ja ka qejfi as postėn elektronike. Thjesht ai punon me dorė. Sė pari ai i hedh versionet e pėrkthyera nė fletėn e bardhė tradicionale ashtu siē i kanė hedhur pėr shekuj me rradhe njerėzit qė janė marrė me pėrkthimin. Kjo e bėn edhe mė klasike punėn aq tė shenjtė tė pėrkthyesit.
Nė pohimet e tij pėr fillimin e pėrkthimit, nuk ka njė datė. Por e di qė i hyri kėsaj rruge kur kish mbaruar sė lexuari  Dimrin e Madh tė Kadaresė.
Di qė isha shumė i vogėl kur dėgjoja tė flitej rreth meje shqip dhe Greqisht. Jam nga Himara. Babi im ka qenė emigrant nė Francėn e Jugut. Punonte nė minire atje si shume tė tjerė nga fshati dhe krahina. Mė pas u shvendos e gjithė familja. Unė isha i dyti nga katėr vėllezėrit e familjes. Jam lindur nė 1939 - thotė ai. E kėshtu njė shqiptar i lindur nė Francė i cili kishte nė veshė shqipen dhe greqishten, por qė u arsimua nė frėngjisht Ky isha unė. Mė pas kam kuptuar se tė qenit shqiptar njėkohėsisht tė diturit edhe e greqishtes, njėkohėsisht edhe prania nė Francė, Tė tria kėto mė dhanė shansin e tė qėnit europian i vėrtetė - shpjegon Zoto. Brėnda tij kulturat e kėtij kontinenti flisnin mė shumė se ēdo tekst dhe kryqėzim modern.

Kadareja mė bėri tė pėrktheja

Para viti 1978 Zoto nuk kish qenė kurrė nė Shqipėri. Ky vėnd ishte brėnda tij me kėngėt himariote, me gjuhėn tė cilėn filloi ta fliste qė nė fėmini, pastaj me disqe dhe kaseta, me grupet e folkut shqiptar nė Francė, derisa njė ditė lexoi  Dimrin.  tė Kadaresė. Kur e pyet pėr pėrkthimin ai e ndan kohėn nė dy pjesė - para dhe pas leximit tė Kadaresė. Pėr herė tė parė shqipja i ishte dukur e pėrėndishme pas kėtij leximi. Jo e bukur, as shumė e ėmbėl, por e mrekullueshme. E pakrakahuesueshme me asgjė.

Nė Shqipėri pat ardhur vetėm patėn kaluar katėr vjet kur ai e studjonte seriozisht autodidakt kėtė gjuhė tė origjinės. Mbase e gjithė familja do tė qe kthyer nė Shqipėri atėhere kur ai qe i vogėl, por kish fillluar lufta e dytė botėrore dhe mė pas Shqipėria qe mbyllur. Kėshtu qė ne njė moshė relativisht tė madhe atij i duhej ende tė bėlbėzonte me ndrojė gjuhėn e tij. Miqtė e parė tė asaj kohe kanė qenė Nasho Jorgaqi che Muzafer Xhaxhiu. Zoto kujton kohėn kohėn si lektor nė Universitetin e Tiranės nė vitin shkollor 1979-1980. Pastaj erdhėn me rradhė pėrkthimet. Edhe pse nuk nuk ėshtė pėrkthyesi ekskluziv i Kadaresė nė punėt e Zotos, renditet njė numėr tregimesh dhe novelash ku spikasin " Krushqit janė tė ngrirė. Sjellėsi i Fatkeqėsisė. Fatkeqėsi nga Suzana. Vetė shkrimtari i pat propozuar tė pėrkthente disa tregime, kėshtu filloi mė pas nė 1988 " Eskili, ky humbės i madh, kishte versionin e tij frėng ende pa shkruar nė duart e lexuesit shqiptar. Edhe pėr kėtė pat punuar Zoto. Pėr tė Kadareja ėshtė njė lloj Prusti.? Ai tė fut nė njė botė tjetėr, tė bėn tė shohėsh ndryshe
Kur e pyet pėr lidhjet me autorin, pėrkthyesi tregon se janė tė domosdoshme, sidomos kur shkrimtarėt janė gjallė.
Pėrkthimi ėshtė thellimi i njė marrėdhėnje njerėzore qė del pėrtej veprės - thotė Zoto. "Unė e ēmoj shumė kontaktin me shkrimtarin. E dua Hygonė sa s'thuhet, por s'e pėrqafoj dot- ja kjo ėshtė kalimi i asaj pamundėsie qė ta jep tėjetuarit njėherėsh nė kohėn reale me shkrimtarin qė pėrkthen. Po sa pėr vendet. Ato nuk dua ti shoh. Mendoj se do mė prishet magjia. Me mirė t'i marr mend sipas tekstit. Realiteti gjithmonė ėshtė mė pak se letėrsia
------------------------------------------------------------------------------...............................................................................................................
                   
                                         KAPEDANI HIMARJOT DHIME DEDE DESHMOR NE MBROJTIE TE KULTURES EVRIOPIANE


N
e Pantenonin e Lavdise se Himares qe ndoshta do te ngrihet ne te ardhmen ne vendin me te dukshem te Rivjeres Legjendare himarjote, per ti treguar Botes e sidomos Evropes se Bedenat e Kalas se saj mbaronin ne Himare, dhe se ato Bedena kurre nuk u lejuan qe te kaperxeheshin nga Invadori Lindor por u mbrojten nga gjokset e Kapedaneve himarjote, ku lista e emerave te tyre te shkrojtura me Germa te Arta eshte pa dyshim e gjate. Po te qemtojme thelle e me thelle si detin, historine shekullore te Himares, do te njohim edhe nje tjater kapedan te hershem nga Qeparoi Dhime Deden. Me bij te tjere te Kapedanates, si Polo Priftin e Qesko Spiron po nga Qeparoi, Ilia Kristoforidhin nga Himara, Koste Kasnecin nga Vunoi, Pano Bixhilin nga Dhermiu etj, te cilet nuk jane te vetemit nga keto fshatera po pasohen nga te tjere e qe nuk mund ti shkruajme ne keto pak rradhe kryen shkollen Ushtarake te Venetikut e cila Mbreteri ne ato kohera sundonte detrat dhe krijonte aleanca e fronte te pakaperxyeshme nga armiku Lindor duke u mbeshtetur ne popujt e ketyre zonave sic ishte dhe Himara me popullsine e saj pergjat vijes se Detit Jon dhe ne thellesine e maleve. Te tjere djem te kesaj Treve kryen shkollen ushtarake te Napolit deri edhe te Frances e Rusise. Shekujt kane fshire shume emera trimash e ushtarakesh te dalluar ne sa e sa beteja te vendit po edhe te rajonit e sidomos me Legjendarin Garibaldi te Italise. Por ligjerimet dhe vajet qe mbeten kenge, kenget e bemave krenuese te nje Krahine Autonome, sic qe Himara ne Rezistencen kundra Osmanllinjeve u trasheguan. Na ndajne 240 vjet nga mosha e bukur e Dhime Dede Kapedanit, kur i shkelqente shpata nder luftime. Kaqe e kaqe breza qe na ndajne nga ai, nuk na erdhen dot hollesite e bemave te tij apo ndoshta ato diku jane te shkrojtura nder biblioteka personale dhe arshivat e vendeve qe presin doren e hulumtuesit. Mesazhet gojore na sjellin vetem ligjerimin e se motres ne percjelljen e fundit. Ai u vra ne Luften e Kakomese me 1781, pikerisht ne brigjet detare te krahines se tij, duke luftuar kundra Osmanllinjeve qe donin te zbarkonin ne limanin e Kakomese dhe prej ku do te shtronin planet e tyre te vjetera strategjike te shtrimit te Krahines se Himares dhe sulmimit te Evropes nepermjet Brigjeve te lakemuara te Italise. Pra projekti "Trapoline" per te sulmuar Evropen nepermjet Himares nuk u realizua asnjehere, pikerisht sepse luftuan kapedane te shumte te kesaj Krahine sic ishte edhe Kapedan Dhime Dede vete i peste na thote kenga per te mos e lejuar nje gje te tille. Flota turke pa nje bazim ne limanet e Himares, e kishte te pamundur kapjen e brigjet e Italise ne ate kohe kur pamvaresia e lundrimit te tyre ishte shume e shkurter. Limani i Kakomese per shekuj ka sherbyer si lidhje direkte me Evropen, duke eksportuar produkte te Krahines dhe duke sjelle prej Evropes drithe, arme e sende te nevojeshme jetese. Pra kemi te bejme me nje komunikim ekonomiko-kulturor me Evropen duke u mbeshtete e siguruar nga bashkepunimi ushtarak ndermjet kesaj te fundit dhe Krahines Autonome. Detyra te cilat kejo Krahine i permbushi nje per nje duke vene ne piedestal jeten e bijeve te saj per Kulturen Evropiane. Kapedan Dhime Dede edhe pse i moshuar sic thote kenga, po me detyrimet qe kishte si ushtarak i pregatitur ne shkollat e Evropes nuk qendron menjane e te beje sehir, ne kohen kur rrezikohet jo vetem Krahina e tij po i gjithe rajoni. ai eshte ne balle te sulmit kundra armikut, ku shpata e tij vringellin e shkelqen ndonse me te caren ne balle, e me Gallonet e Arta(grada ushtarake) ne supe mbi xhupe, nderi dhe krenaria e jetes se tij, por edhe deshmi e konkretizimit te Strategjise Mbrojtese te Evropes realizuar me bijte e Himares, si pjese teritoriale e saj. Kenga e meposhteme, vaj i se motres per Kapedan Dhime Deden eshte gjetur ne arshiven e Rilindasit Patriot nga Qeparoi Konstandino Spirogjika, pjesetar i Rilindasve shqipetare te Egjyptit.
                                                                                   ............................................
                                                                                   C'te bej korba per vellane
                                                                                   Per Dhime Dede asgane
                                                                                   Me yrysh mori kalane
                                                                                   Me te carene ne balle.
                                                                                   Ne qafe te Kakomese
                                                                                   Prisnin qente e pabese
                                                                                   C'i rane mes permes
                                                                                   Tek luftonte vete i peste.
                                                                                   Dhe atje mbetne perjete
                                                                                   Se trimat keshtu e kane
                                                                                   S'vdesin me njerezit prane
                                                                                   Andaj kur po jepte xhane
                                                                                   Kerkoi nene e babane
                                                                                   O Dhime Dede me xhupe
                                                                                   Keshe Gallonet mbi supe
                                                                                    ...................................................

                                                                                                         Pregatiti
                                                                                                      Mitro Gjoka
;                                                                                                 Kleanthi z. Dede
                                                                               
                                                                                  
IKONA E PETRO XHUVELIT

Petro Xhuveli ne kete jete banoi ne Qeparo dhe ne ate tjetren, ne Parajse. Ne gjimnazin qe e kreu ne Athine ne vitin 1928, ndoqi edhe kurset e radhes, se katekizmit, ku njohu mire dogmen kristiane dhe besimin per nje kristokraci. Per njezet vjet punoi mesues i shkollave  unike neper Shqiperi. Me 1947 e pushojne nga puna per aresye politike. Tashme ishte koha kur Shqiperine e udhehiqnin analfabetet e fundit te mesjetes ballkanike. Petro Xhuveli pa perdorur zotesi po me shpirt te zoti, e fiton perseri vendin e tij si mesues ne Qeparo. Me predikimin e fese qe bente edhe si psallt, denohet perseri si i rezikshem per dogmen pseudokomuniste. Perkthime fetare qe kishte sjellur nga Athina, si dhe ato te Nolit pas Kristoforidhit, te Th. Popes, etj u egzekutuan si te infektuara. Vite te veshtira per femijet e Xhuvelit    qe mesonin me premisa, sepse babai i tyre i dobet fizikisht vetem me libra mund ti riste. Petro Xhuveli punoi per kishen autoqefale, per famulline, kur hapur e kur fshehur, i bindur se bente mire dhe bente mire. Perktheu 12 libra me se 20 biografi shenjtoresh, tridhjete fletushka dhe dhjetera shkrime fetare ne gazeten fetare "Ngjallja", qe ne fillimet e saj. Redaksia shprehet me respekt se Xhuveli jepte mendime te vlefshsme per numurat e ardhshem te kesaj gazete. Ai u riperterit me rihapjen e Kishes Autoqefale, me goje dhe pene, me mesimet private falas qe dha ne gjuhet italisht, greqisht dhe katekizem. Me priftin e Qeparoit Niko Pani qe e riveshi rason, filluan pagezimet e mbetura, te trembura. Punetori i Krishtit tashme i moshuar, nuk u kursye te sherbeje si epitrop dhe si psallt i talentuar, ne Manastirin e Shen Dhimitrit ne Qeparo.  U freskua miqesia me figurat e tjera te kristianizmit shqiptar si Theofan Popa, Dhimiter Beduli e shume prifterinj ne ze te kohes, monumente keto qe u rrezuan bashke me kishen dhe mbeshtetjen shpirteriore te shqiptarit, per te cilen i dhembi Petro Xhuvelit ne permasat e nje shenjtori.
                                                                 
                                                                                                                                       
Mitro Qeparoi - Gazetar
                               
                                                                   
HIMARJOTIA - VETETIME, QE VERBOI LINDJE - PERENDIM
                                                              
                                                                                  
Duke ndjekur nje ėndėr te parealizueshme

Keshtu titullohet autobiografia e humanistes sė shquar himariote Agllai Zoto, botuar nė greqisht nga shtėpia botuese Odhisseas. Jeta e njė ylli qė shkėlqeu me lindjen e kėsaj ėndėre dhe u venit me vrasjen e kėsaj ėndėre tė mban me ankth ne 364 faqet e kėtij libri. Kjo ėndėr, per tė ndėrtuar njė shoqėri tė drejtė, humane u rit bashke me tė kur ishte ende nė bankat e shkollės, Nėna mbretėreshė ne Tirane ku e gjeti pushtimi italian. Pėrjashtohet nga shkolla pėr idetė e saj komuniste dhe merr rrugėn e malit, ku luftoi e inkuadruar nė ushtrinė nacional clirimtare gjersa u clirua vendi. Ithtare dhe militante e shquar e komunizmit, clirimi i vendit e gjen nė forumet mė tė larta tė pushtetit popullor dhe me nje rreth tė njohurish duke filluar nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Kadri Azbiu dhe figura te tjera. Ishte koha kur populli shqiptar po hynte nė diktaturė duke kėnduar sic shprehet Ismail Kadare. Dėrgohet pėr studime nė Jugosllavi. Me prishjen e marrėdhėnieve me Jugosllavinė Agllaia ishte nga te paktet studente qe vazhduan studimet, por tashme dhe si misionare per te demaskuar revizionistet jugosllave. Nuk vonon dhe bisedat e saj me rrethin e te njohurve ku ekspozonte idete e saj per Titon, behet objekt ndjekjeje i UDB-se dhe pas nje persekutimi prej disa ditesh dhe nje note proteste te qeverise shiptare, debohet dhe flaket ne kufite e Shqiperise nga Kosova. Qeveria shqiptare e dėrgon per te perfunduar studimet ne Bullgari. Ne kete vend te trendafilave sic e quan ajo do vijojne mjaft vite te bukura te cilat paten nje influence te madhe ne te ardhmen e saj. Perfundon fakultetin e drejtesise dhe kthehet e kompletuar ne Shqiperi si kuader i denje per te kontribuar ne ndertimin e nje shoqerie te re. Nuk vonon dhe pas nje kontakti me Dimtrin, bashkestudent i saj, vendos te martohet. Dimitri, bashkeshorti i saj mer persiper dhe rolin e Konstandinit per Agllaia-Doruntinen « une do te jem dhe nene dhe baba dhe vella dhe moter - i thote ai». Dhe Agllaia vendoset ne Sofie ku emerohet prokurore. Dashuria e ketij cifti ballkanik kishte terhequr vemendjen e qarqeve te asaj kohe. Nuk vonon dhe ngjarjet nderkombetare shkaketojne furtune ne kete dashuri. Bullgaria mer anen e Bashkimit sovjetik dhe Shqiperia te Kines. Ketu fillon nje tragjedi qe ngjan me shume te tjera ne kampin e ashtuqujtur socialist ku politika ishte ne plan te pare, por dhe ka vecantine saj per nga permasat. Ndahet nga Dhimitri per te mos e demtuar ate, me xhestin e saj human tregon zgjuaresi e pjekuri dhe shpirtin demokrat himarjot te trasheguar ne breza, por shpirterisht ai mbeti i vetmi burre ne zemren e saj gjer ne ditet e sotmem, karakteristike sublime e grave himarjote ne shekuj. Pikerisht ketu fillon sprova e dyt e saj, regjimi i Zhivkovit ashtu si Stalini ndiqte vijen e eleminimit te kudershtaereve dhe Agllaia, bie pre e sigurimit bullgar. E fusin ne cmendine per te eleminuar kujtesen e saj. Fati deshi qe kjo shqiponje te shpetoje dhe te gjeje strehe ne France. Aty shpaloset gjithe fuqia krijuese e saj. Futet ne qarqet perparimtare ne Paris dhe shquhet si poete dhe mendimtare duke botuar shtate libra. Ishte nga te parat disidente qe ra ne kontakt me boten e perendimit dhe ne nje nga librat e saj Re te zeza ne vendin e trendafilave  demaskon natyren antinjerezore te sistemit totalitar te Bullgarise dhe te lindjes ne pergjithesi. Ndarkaq nena e mplakur donte te shihte vajzen e saj dhe i lutej te kthehej ne Shqiperi. Doruntina kthehet per te pare nenen, (Dimitri-Konstandini nuk mundi ta mbaje fjalen) pas dhjete vjet kerkese, kasta shqiptare i aprovoi kerkesen e saj per te marre vize. Agllai mendonte se Shqiperia ishte krejt ndryshe per nga vendet e tjera te bllokut te lindjes,mbasi mungonte cdo lloj informacioni real ne lidhje me kete vend. Nuk mund ta imagjinonte totalitarizmin shqipetar, me i keqi i ketij lloji. Nuk mund te imagjinonte se nje mendimtare dhe juriste si ajo, edhe pa folur perbente rrezik potencial per caret e rinj ne Shqiperi. Ky sistem i cili hante bijte e vet (i ekzekutonte) ashtu si Kronosi i mitologjise greke, kishte neneshkuruar shembjen e vet qe ne 1945. Agllai bie per te treten here pre e sigurimit, kete here shqiptar. Agllai qe kishte luftuar kuder fashizmit dhe nazizmit, Agllaia qe punoi per nje drejtesi shoqerore Agllaia qe shkelqeu si yll ne Paris, kryqezohet nga shoket e idealit te saj. Drama e Agllaise eshte drama e nje populli te tere, e nje kontinenti te tere socialist, dhe gjithkush mund te shohe ne te nje pjese te jetes se vet. Endera e parealizueshme eshte nje proteste e fuqishme per pseudokomunizmin, por edhe per regjimet pseudodemokrate si ai Sali Berishes qe i solli Shqiperise katastrofe me te madhe se ajo e Luftes se Dyte Boterore.

                                                                                                                                           Margarit Gjoka