Nje artikull shume interesant dhe qe te ben te mendosh thelle.

Nje saktesim kerkoj qe te bej qe ne fillim.

Ne baze te perkufizimit intuitiv te Nacionalizmit eshte
karakteristike e domosdoshme e tij:

Gjithperfshirja

Pra te tre ata „nacionalizmat" e pershkruar ne artikull ne fakt jane

Pseudo nacionalizma

Ashtu sic Enver Hoxha me fjalen e popull dhe atdhe e perdorte (me mire
te themi e shperdorte) ashtu dhe ata te ashtuquajtur nacionaliste e
shperdorin nacionalizmin per qellime te tjera.

Por une nuk deshiroj te diskutoj per pseudonacionalistat , por
deshiroj te jap disa mendime sesi e kuptoj une sot nacionalizmin.

Per mua sot detyra themelore e cdo shqipatri qe i thote vetes
nacionalist eshte te jape ndihmesen e tij per te arritur pavaresine e
Kosoves.

Qellimi afat mesem i cdo nacionalisti shqiptar eshte Bashkimi i RSH me
Kosoven.

Kur te kemi arritur keto qellime e te kemi ndertuar nje shtet normal
demokratik shqiptar atehere do te mund ti drejtohemi zgjidhjes se
problemeve te shqiptareve ne Maqedoni dhe ne Greqi e ne Mal te zi e
ne Serbi.

Problemi i shqiptareve ne Maqedoni per mendimin tim zgjidhet pa
derdhur asnje pike gjak , zgjidhja me e mire sot per sot derisa te
arrijme aty dy qellimet e tjera strategjike duhet te jete arritja e
barazise kushtetuese ndermjet popullsise shqiptare dhe maqedonase.

Qellimi strategjik mendoj te mos te jete shkaterrimi i Maqedonise e
bashkimi i tokava te banuara nga shqiptaret por krijimi i nje
konfederate shqiptaro-maqedonase.

Por mbi te gjitha detyra e cdo nacionalisti shqiptar eshte ulja e
ndikimit grek ne RSH , bile duhet ta themi hapur se mbas 1997 RSH
eshte nje koloni e fshehte greke.

Ky eshte problemi me i madh qe kane nacionalistet sot ne RSH, plus
problemet me ata pseudonacionalistet qe e shperdorin nacionalizmin.

I takon partive politike te djathta qe te behen perfaqesuese te
nacionalizmit shqiptar, por ato nuk mund ta luajne ate funksion ne
rast se jane te percara.

Mendimi eshte sa i thjeshte aq i parealizueshem:

Nacionalizmi shqiptar do te arrije te shkoje ne nivelet te atij te
Rilindjes vetem ne rast se forcat e djathta do te arrijne te
bashkohen ne nje parti te vetme me djathtash PD-s.

Une gjithmone kam parasysh Heroin tone Kombetar ne shtratin e vdekjes
kur i kerkon dashamiresve te thyejne shkopinjte nje nga nje e me pas
te thyejne disa shkopinj te gjithe bashke.

Mire shqiptaret ne pergjithesi, por pse shqiptaret qe i thone vetes
te djathte e nacionalista nuk e kane kuptuar kete amanet te Heroit
tone Kombetar Gjergj Kastrioti?


Anton Ashta!